Banka e Shqipërisë shtyn edhe me tre muaj ristrukturimin e kredive! Pandemia pezullon shpërndarjen e fitimit të bankave

13 Janar 2021, 20:52

Bankat e nivelit të dytë do të kenë mundësinë të rishikojë kontratat e kredisë me klientët që janë në vështirësi deri në 31 mars 2021. Shtyrja e afatit me tre muaj vjen si pasojë e vështirësive që kanë klientët dhe bizneset për të shlyer në kohë këstet e kredive.