Bankat forcojnë kushtet për kredi investimesh, lehtësohet për individët si ajo konsumatore ashtu dhe për banesa

24 Tetor 2020, 17:43

Bankat e nivelit të dytë në vend kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi për bizneset që duan të investojnë. Sipas Bankës së Shqipërisë tashmë bankat ndjehen të rrezikuara nga pandemia dhe kërkojnë më shumë kolateral nga bizneset, dhe nuk japin sasinë e kërkuar për kredi.