‘Bankers Petroleum’ pjesë e panairit të punës te 'Politekniku'! Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend: Punë për inxhinierë, elektricistë, IT e financierë

2 Qershor 2022, 15:57

Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, Bankers Petroleum ofroi pozicionet e saj vakante për gjithë të interesuarit, në Panairin e Punës të zhvilluar pranë Universitetit Politeknik. Menaxheri i burimeve njerëzore, Zhang Fuguo e vuri theksin te interesi i madh i studentëve për të zhvilluar karrierën.