Banorët e 400 pallateve në Durrës futen në shtëpi! Sako tregon çfarë po ndodh: 500 banesa individuale po rindërtohen! 4800 familje me bonus qiraje

6 Mars 2021, 20:13

#reportTV #lajmeshqip #lajme I kthyer i gjithi në kantier, në Durrës deri tani janë riparuar 400 pallate dhe banorët e tyre janë kthyer nëpër banesat e tyre. Por sipas kryebashkiakes Emirjana Sako në proces riparimi janë edhe 200 pallate të tjera. Bëhet fjalë për ato të klasifikuara me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3. “Ndërsa përsa i përket pallateve me shkallë dëmtimi DS4 janë 102 të tilla.4 prej tyre janë duke u ndërtuar dhe janë në fazë intensive.15 të tjerë janë në fazë proçedure për të nisur proçesin e riparimit. Janë 500 banesa individuale në zonat rurale të cilat janë duke u ndërtuar. Janë 7 shkolla të rindërtuara dhe 22 në proces për rindërtim”. Nga ana tjetër 4800 familje kanë përfituar bonus qiraje nga tërmeti i 26 nëntorit. Por lista e aplikimeve të dyta në fund të muajit dhjetor ishte me 5700 emra, dhe vetëm për 2600 u miratua. “Në muajin dhejtor ne bëmë hapin tjetër të aplikimve për ata që nuk kishin aplikuar për arsye të ndryshme në programin e rindërtimit, Deri tani nga këto aplikime janë miratur 2600 emrat e pare në lista”. Përfitimi për shkallën e dëmit DS1 është 100 mijë lekë, për DS2 250 mijë lekë, kurse DS3 shuma është 500 mijë lëkë. Por nga të gjitha aplikimet e bëra, ka edhe familje që nuk e përfitojnë atë. “Pjesa tjetër është në shqyrtim, ka edhe persona qe nuk kalojnë për mugesë dokumentacioni, mungesë akti konstatimi apo mos vërtetim të pronësis së objektit”. Brenda muajit Mars, kryebashkiakja thotë se ky proces likuidimi do të jetë i përfunduar.