Banorët e Astirit të mbuluar me batanije dhe jorganë, kalojnë natën jashtë banesave

12 Nëntor 2019, 08:22

Banorët e Astirit kanë kaluar natën e djeshme jashtë banesave duke qenë se ishin paralajmëruar nga IKMT se dje do të nisnin shembjet në këtë zonë. Banorët kanë kaluar natën në lokalet e zonës dhe janë pajisur edhe me batanije për të përballuar temperaturat më të ulëta gjatë orëve të natës.