Banorët e Ballshit kërkojnë shembjen e godinës 2-katëshe: Do na bjerë në kokë! Pronari: Unë nuk jam i rrezikuar

15 Janar 2020, 19:47

TIRANE- Një ndërtesë dy katëshe në qendër të qytetit të Ballshit është kthyer në shqetësim për kalimtarët. Në katin e parë të godinës ushtrojnë aktivitetin biznese të ndryshme, ndërsa kati i dytë është tërësisht e shkatërruar dhe çatia është shembur. Qytetarët shprehen se kanë frikë kur kalojnë në rrugë pasi ndërtesa është e amortizuar dhe nga moment në moment mund t’iu bjerë në kokë.Ata shtojnë gjithashtu se kjo ndërtesë nuk është një pamje e bukur për qytetin ndaj dhe sipas tyre duhet të shembet.

"Shikojmë gjënë më të shëmtuar, vjetërsi që mund të shembet. Të merren masa se kjo është pronë e qytetit, të shembet", tha një banor.

Nuk jam e sigurtë kur kaloj, aty nuk banon njeri pse të qëndrojë të shembet. Do na bjerë në kokë" , tha një qytetare

Ndërkohë pronari i ndërtesës dy katëshe shprehet se godina i përket vitit 1929 dhe sipas tij nuk ka asnjë rrezik për shembje, madje ai thotë që punon edhe vetë në këtë godinë dhe nuk ndihet I rrezikiar.
"Unë nuk jam i rrezikuar, ha bukë këtu dhe kjo është ndërtesë shumë e mirë është që në 1923 dhe unë jam i kënaqur që e kam këtë godinë. Unë jam pronari por, nëse qeveria do, le të ndërtojë çatinë", tha pronari i godinës

Godina 2 katëshe edhe pse është tërësisht e amortizuar dhe përbën shqetësim për qytetarët ka pronar çfarë e bënë të pamundur ndërhyrjen nga ana e Bashkisë Fier.