Banorët e Bulqizës të rrezikuar nga qentë e rrugës, bashkia asnjë masë: Kemi plan veprimi për 2021-shin

24 Tetor 2020, 17:26

Tufa qensh shihen çdo ditë në rrugët kryesore dhe blloqet e banimit. Ato janë kthyer në shqetësim për qytetarët e Bulqizës, që shpesh kanë rënë pre e sulmeve nga qentë endacakë.

“Ne kemi frikë me dalë nga shtëpia. Bulqiza është mbushur me qen endacak. Fëmijët kanë frikë të shkojnë në shkollë nga qentë. Janë bërë të tmerrshëm. I bëjmë thirrje pushtetit lokal që ta zgjedhe këtë problem sa më parë se do vazhdohje bora dhe nuk ke nga ti shmangesh nga asnjë krahë”, - tha një qytetar.