Banorët e Dropullit në protestë, s’kanë transport publik! Bashkia: Kompanitë janë në gjyq! Do vëmë në dispozicion urbanët e shkollave

3 Qershor 2022, 14:22

Banorët e Dropullit të Sipërm protestuan për mungesën e transportit publik prej rreth dy vitesh. Ata thonë se e kanë të pamundur të paguajnë taksi për të ardhur deri në Gjirokastër qoftë dhe për probleme shëndetësore. Ndërsa kryetari i Bashkisë thotë se problemi qëndron tek gjyqi që po zhvillojnë kompanitë e transportit me njëra tjetrën.