Banorët e Maliqit ngrihen në protestë: Ministria e Bujqësisë po na përvetëson rreth 1500 ha tokë

4 Mars 2021, 17:34

Banorët të fshatit Maliqit janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të enjte.

Shkak sipas banorëve janë tokat të cilat ata i kishin në përdorim dhe të ndara me komision vite me parë ,por tashmë janë duke u privatizuar padrejtësisht nga një kompani private e cila do të marrë këto toka me lejen e ministrisë së Bujqësisë.

Banorët të gjithë këtë situatë e cilësojnë si katastrofe dhe shkatërrimin e tyre sepse të vetmet të ardhura i sigurojnë nga tokat bujqësore.

Ata kërkojnë me çdo kusht kthimin e tokave duke zbatuar të gjitha procedurat ligjore

Kryetari bashkisë Maliq Gëzim Topçiu duke pranuar problematiken bën me dije se kjo çështje i takon Ministrisë se Bujqësisë dhe jo bashkisë. Ndër të tjera sqaron se bashkia ka kundërshtuar kërkesën e ardhur nga MB për dhënien me qira të këtyre tokave, duke u bashkuar këtu me shqetësimin e banorëve.

Në total janë rreth 1500 ha tokë të banorëve  të fshatit Maliq për të cilat banorët endë nuk kanë aktin e marrjes se tokës në pronësi, por pretendojnë zaptimin padrejtësisht të kësaj sipërfaqe.