Banorët e pëmbytur nga lumi Shkumbin: Ky muhabet është çdo vit, për 500 m argjinaturë ndodh kjo

11 Janar, 10:12 | Përditesimi: 11 Janar, 10:12

Aktualisht në qarkun e Fierit reshjet e shiut kanë ndaluar ndërsa nuk raportohet për akse të bllokuara.

Ndërkohë prurjet në lumin e Semanit janë në kuota të larta. Semani ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz e rrjedhimisht ka prezencë të ujit në oborret e banesave. Lumi Seman ka përmbytur me qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec–Patos dhe Fier.

Ndërkohë dhe lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe në fshatin Thanasaj ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa. Ne terren ndodhen strukturat e Bashkisë Lushnjë dhe po shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të këtyre banorëve.

I.M/Shqiptarja.com