Banorët e Rinasit po protestojnë sërish ditën e sotme, duke bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit. 260 shtëpi preken nga bllokimi i rrugës, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri ka shkuar në mbështetje të banorëve.