Banorët e Thumanës tregojnë tmerrin që panë me sy: Djemtë donin të hidheshin nga ballkoni, por s'i lashë

26 Nëntor 2019, 19:54

Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri ka marrë rrëfime të disa banorëve që sot do të strehohen në çadrat e vendosura në Thumanë. Ato kanë treguar për mikrofonin tonë tmerrin që kanë parë me sy mëngjesin e kësaj të marte, kur dhe u regjistrua tërmeti.  

"Xhaxhai i ka vdekur gruaja, çuni i ka mbetur në rrënoja. Po presim që të dalin nga rrënojat. Kemi përfituar nga ndihmat", shprehet një banore.

"Shtëpinë e kam në pallat kat të tretë. M'u mbyll dera, doja të dilja, por nuk mund të dilja. Kemi hapur derën me forcë dhe kemi shpëtuar nga jeta. Çunat donin të dilnin nga ballkoni, por unë s'i lashë", tha një tjetër.