Banorët ndihmojnë zjarrfikësit për zjarrin në Fier, digjet një kodër me ullinj dhe shkurre

17 Gusht 2020, 19:00 | Përditesimi i fundit: 2020-08-17 19:23:31

FIER- Një vatër zjarri ka rënë këtë mbasdite në Portëz të Bashkisë Fier. Nga flakët është përfshirë një kodër me ullinj e shkurre.

Në vendngjarje ndodhen 2 zjarrfikëse, por po ndihmohet për shuarjen e flakëve edhe nga banorët e zonës.