Banorët në Topojë të Fierit 30 vjet pa ujë e drita normalisht, OSHEE: Kemi nisur investimin e 3 projekteve

29 Maj 2020, 19:52

Banoret e fshatit Topojë në Fier kanë protestuar sot për një sërë problemesh që i shqetësojnë prej më shumë se 30 vitesh. Ata janë ankuar se nuk është bërë asnjë investim në rrjetin e ujit të pijshëm dhe atij elektrik. Jo rrallëherë kanë pësuar dëme edhe në pajisjet elektroshtëpiake shprehen ata. Ndaj këtyre shqetësimeve ka reaguar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike i cili sqaron: Periudha e stakimeve të energjisë elektrike, për të cilën banorët ankohen përkon me fazën e investimit të 3 projekteve në rrjetin 35kiloVolt.