Banorët protestë për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë

24 Janar 2019, 15:19

Teksa banorët e zonës së Zagorisë kanë protestuar për kërkimet për naftë në Parkun Kombëtar, kryeministri Edi Rama shprehet se e mirëpret debatin. 

Kreu i ekzekutivit i mohon kategorikisht shpimet naftëkërkuese në këtë zonë, teksa kujton se qeveria e ka shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive natyrore.

Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore si dhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë. Për më tepër, Zagoria është një zonjë tepër e lakmueshme për turizmin natyror e kulturor.

    No videos found.