Barcelona bën goleadë ndaj Huesca dhe tremb Atleticon, fiton edhe Liverpool

16 Mars 2021, 14:53

Barcelona fiton me goleadë ndeshjen e fundit të javës së 27-të në La Liga. Katalanasit bombarduan Huesca-n në “Camp Nou” 4-1 dhe rimarrin vendin e dytë duke i bërë presion Atletico Madrid që mban kryesimin. Çështja e titullit kampion në Spanjë është tërësisht e hapur me tre skuadrat kryesore Atletico, Barça e Real që ndahen nga 6 pikë.

Mbrëmjen e djeshme protagonisti kryesor ishte kapiteni Leo Messi që shënoi dy gola shumë të bukur në minutat 13-të dhe 90-të. Ylli argjentinas dhuroi edhe pasimin tek goli i Mingueza ndërsa super gol realizoi edhe francezi Griezmann. Leo Messi veshi mbrëmë për herë të 767-të fanellën e Barcelonës duke arritur legjendën Xavi Hernandez.Ndërkaq në Premier Leaguen angleze u rikthye tek fitorja Liverpool që mposhti në transfertë Wolves 1-0 në ndeshjen e javës së 29-të. Vendosi goli i një ishi Diogo Jota në fundin e pjesës së parë. Liverpool morri pikë jetike për garën Champions megjithëse është 5 pikë larg Chelseat. /Përgatiti Andi Kapxhiu.