Barcelona fiton me përmbysje, Mourinho e nis me këmbën e mbarë te Tottenham

23 Nëntor 2019, 16:48

Barcelona ka marrë një fitore mjaft të vështirë në transfertë në javën e 14 të La Liga-s në përballjen kundër Leganes. Ishin vendasit ata të cilët realizuan të parët në takimin që u mbyll me shifrat 1-2, por që ishin të mjaftueshme për katalanasit për të marrë tre pikët.

Golit të En Nesyri në minutën e 12 iu përgjigj Suarez në pjesën e dytë, me uruguainin që realizoi me kokë pas një goditje dënimi që u shërbye me kros nga Messi. Golin e fitores për të besuarit e Valverde-s do ta realizonte mesfushi Arturo Vidal, i cili hyri si zëvendësues duke marrë vendin e Griezmann

Ndërkohë në Premier Laegue aventura e Jose Mourinho-s me Tottenham ka nisur me fitore, pasi ‘spursat’ kanë fituar me shifrat 2-3 derbin e londrës kundër Ëest Ham. Në sfidën e parë portugezin e nderuan golat e Son, Lucas dhe Harry Kane.

Për Tottenham kjo ishte fitoreja e parë pas katër ndeshjesh ku kishte vetëm humbje dhe barazime