Bardh Spahia me biznesin fason në Shkodër: Dyfishimi i të ardhurave, prioritet i madhi i qeverisjes së PD

10 Prill 2021, 17:16

#reportTV #lajmeshqip #lajme Biznesi fason në Shkodër sipas PD-së është braktisur nga qeveria shqiptare gjatë pandemisë. Në vend të ndihmës nga shteti, ky sektor jetik i ekonomisë sipas PD-së u përball me neglizhencë nga shteti atëherë kur kishte nevojë për mbështetje. Kandidati i PD Bardh Spahia ka vizituar një prej bizneseve fason në Shkodër, ku është njohur me problematikat e këtij sektori, ku evidentoi se vëmendja e qeverisë ndaj biznesit ka qenë zero. Në bisedat me punonjëset e fasonerive, Bardh Spahia është shprehur se 25 Prilli është dita e ndryshimit të madh për të gjithë shqiptarët. Bardh Spahia deklaroi se PD ka një progam të mirëfilltë ekonomik, ku në fokus është rritja e pagës minimale në 36 mijë lek, rritjen e pensioneve me jo më pak se 5 % në vit, uljen e taksave dhe 110 mijë vende të reja pune.