Bardheblurtë zyrtarisht kampion për të 25-ën herë, në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet

29 Korrik 2020, 21:41 | Përditesimi i fundit: 2020-07-29 21:41:34

Tirana është shpallur zyrtarisht kampione mbrëmjen e sotme. Rezultati nuk kishte rëndësi, pasi titulli erdhi dhuratë nga Vllaznia e cila mundi 1-0 Kukësin në Shkodër, duke e shpallur automatikisht kampione Tiranën. Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë duke siguruar titullin e 25-të në histori.

Ndeshja e sotme Tirana-Bylis mbaroi me rezulta5tin 1-1. Bardheblutë rikthehen pas 11 vitesh tek titulli kampion në Superligë pasi për herë të fundit kampion ishin shpallur në vitin 2009. E gjithë zona përreth stadiumit është e blinduar me polici për të shmangur tifozët e zjarrtë të bardhebluve. Policia e Tiranës bëri të ditur disa masa teknike që u morën për organizimin e ndeshjes së sotme në Superligë Tirana-Bylis, që është e fundit për këtë sezon në kampionat, dudke mos lejuar asnsjë tifoz që të hyjë brenda. Gjithashtu u shmang grumbullimi i tyre për të shmangur përhapjen e pandemisë së COVID-19. Pjesë e ndeshjes ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili e shprehu ditën e sotme tifozërinë e flaktë me anë të një fotoje me bluzën bardheblu. Shpallja kamion e ekipit të bardhebluve  përkon me 100 vjetorin e Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë.