Bardhi feston ditëlindjen, elbasanasit e surprizojnë me tortë

7 Korrik 2019, 18:26

Dy ditë përpara se opozita të dalë në shesh, ajo ka nisur takimet intensive me mbështetës të PD-së në qytete të ndryshme në Shqipëri.

Megjithatë, për një moment, vëmendja ka kaluar nga protesta tek sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi. Ai është surprizuar nga mbështetësit në ditëlindjen e tij të 33-të. Simpatizantët i kanë uruar ditëlindjen me një tortë e cila na tregoi edhe moshën e Bardhit. Ai mbushi 33 vjeç.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ka siguruar videon e kësaj surprize.