Bardhi flet pas incidentit në KZAZ-në e Shkodrës: Fjala e presidentit duhet të ishte ligj

18 Qershor 2019, 21:49

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia tha pas incidentit të ndodhur në KZAZ nr.13 në Shkodër se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme përballë një qeveria e cila sipas tij është kapur në flagrancë duke vjedhur votën.

"Votime pa zgjedhje i bëjnë pikërisht këta persona që janë zënë në flagrancë duke vjedhur e duke blerë me paratë e drogës, votat e qytetarëve. Kupola e Edi Ramës është zënë në flagrancë duke vjedhur votën e qytetarëve shqiptarë. Kjo mazhorancë është e paligjshme dhe duhet të përballet me drejtësinë. Në ditët e e ardhshme qytetarët do mbrojnë më çdo kusht votën lirë dhe nuk do ketë shans askush t'u implikohet me urdhër politik. Në një situatë papërgjegjshmërie totale, ku qeveria dhe mazhoranca është faktuar si ilegjitime, ku parlamenti është kthyer në një teatër nuk është çudi edhe sjella e paprecedentë e KQZ. Në një shtet ligjor dekreti i presidentit duhet të ishte ligj. Ministri Lleshaj është pjesë e kësaj strukture kriminale për të vënë në funksion dhe shërbim të këtyre grupeve kriminale shtetin. kjo betejë bëhet nga qytetarë të ndershëm të këtij vend. Banda është zënë në vjedhje, blerje dhe shitblerje në bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale. nuk ka rrugë tjetër veçse Edi Rama të largohet pasi janë zënë të përfshirë në vjedhje të votës", tha Spahia.

    No videos found.