TIRANË- Pasuritë e vërteta të krimit të organizuar kanë mbetur të paprekura. Në këtë përfundim ka dalë Partia Demokratike lidhur me aksionin e bërë deri më tani nga Operacioni Forca e Ligjit. Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili me anë të një videoje ka servirur disa fakte, sipas së cilit shërbejnë për të kuptuar diferencës mes propagandës së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe rezultateve të këtij operacioni.
Ai ka vënë përballë deklaratës së kreut të qeverisë" se me OFL-në është goditur në palcë krimi i organizuar disa shifra ku thuhet se: OFL sekuestroi 101 pasuri, mes tyre 62 personave me precedentë të njohur kriminal. Na pasuria e sekuestruar 70 janë makina dhe 30 pasuri të paluajtshme. SPAK provoi se 18 nga 30 pasuritë e paluajtshme janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga OFL-ja. Dëmi më i madh që i është shkaktuar krimit të organizuar është sekuestrimi i makinave. Ligji Anti-KÇK po degradon në sekuestrim makinash të vjetëra, moszbulim dhe ligjërim të pasurive të krimit.