Teksa Basha është marrë i pandehur në Prokurori për lobimet ruse në SHBA, PD ka rikthyer sërish në vëmendje përgjimet e publikuara nga "Bild". Nga selia blu, ka dalë sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi , i cili ka drejtuar gishtin nga kreu i qeverisë si fajtor i kësaj situate ku ndidhet vendi, por me një akuzë të vjetër. Ai ka deklaruar se "Rama njihet si kryeministri më i korruptuar në Europë".
"Përgjimet e publikuara pak ditë më parë në gazetën gjermane Bild, me qarkullimin më të madh në Europë, provuan si plotësisht të vërtetë çdo denoncim të Partisë Demokratike se Edi Rama nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, se Edi Rama, për pushtetin dhe pasurinë e tij personale, bën pakt edhe me djallin. Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama", u shpreh Bardhi.