Bardhi si jurist 'i del në mbrojtje' Metës: Kom. Hetimor tallje! Vendimi i tij i drejtë

16 Shtator 2019, 21:56

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dalë në "mbrojtje" presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar vendimin e tij për të zhtyrë zgjedhjet e 30 qershorit si kushtetues. Duke u ndalur tek Komisioni Hetimor, i ngritur më shkarkimin e Metës, Bardhi e etiketoi si një "tallje për shqiptarët".

"Komisioni Hetimor për Metën një tallje dhe harxhim kohe për shqiptarët. Nuk ka shkelur kushtetutën. Meta ka vepruar në cilësinë e tij si kryetar shteti, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe si garant i vetëm institucional. Si jurist, mendoj se ka ushtruar në mënyrë korrekte kompetencat e tij", tha Bardhi