Bari ekspozitë për eksodin e shqiptarëve në 1991, Rama: Përkujtim për marrëdhëniet vëllazërore

5 Mars 2021, 21:38 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 21:39:19

Gjatë qëndrimit në rajonin e Puljas në Itali, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një  ekspozitë të hapur atje në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991.

Rama ka shpërndarë video në Facebook, ku shihet i shoqëruar në ekspozitë edhe nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.

Rama shkruan se është një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve.

“Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve, e në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë.”– shkruan Rama.