30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Rama merr çmimin ‘Rrënjët e Puglias’: Italia engjëll mbrojtës i Shqipërisë

6 Mars 2021, 09:35 | Përditesimi i fundit: 2021-03-06 10:22:42

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, në Këshillin Rajonal të Puljas, krah ministrit të Jashtëm italian, mikut Luigi di Maio dhe Kryetarit të Këshillit, Michele Emiliano.Në një fjalim të gjatë në Këshillin Rajonal të Puglias, kryeministri Eid Rama ka përshkruar marrëdhëniet e SHqipërisë dhe Italisë, duke vënë në pah se si ky raport ka ndryshuar, në ndryshim me 30 vite më parë. Ai thekson se Italia ka një kontribut shumë të madh në krijimin e Shqipërisë, e ndërsa e cilsoi Italinë “si engjëll mbrojtës”.Në fjalën tij guvernatori Michele Emiliano ka ktheyr në vëmendjen e të gjithëve momentet e para pas mbërritjes së emigrantëve të parë në Brindisi dhe ka vlerësuar mbi të gjitha kontributin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në zhvillimin e vendit. Duke i dhënë atij çmimin Rrënja e Puglia-s, duke e quajtur me shkak edhe si një qytetar të Puglia-s me origjinë shqiptare.