Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën menjëherë pasi opozita është futur në sallën e parlamentit. Fokusi i fjalimit të tij ishin 11 kuksianët që mbahen ende në burg pas arrestimit të tyre për protestën në “Rrugën e Kombit”.
Basha tha se ata janë të pafajshëm se mbahen në burg nga banda kriminale e autokratit Rama. Kreu i PD-së theksoi se 11 kuksianët e burgosur janë turpi i parlamentit."Ky parlament nuk do të vazhdojë asnjë sekond pa e nxjerrë nga salla kryeministrin Rama. Ndale seancën menjëherë. Përjashtoje! Nuk ka për të pasur procedim normal pa larguar njeriun që ka ofenduar të gjithë shqiptarët. Arrestimi i 11 kuksianëve është turp, mos i harroni ata. Indiferenca, heshtja, frika hezitimi ynë janë fuqia e plaçkitësve si Edi Rama.