Basha: 3-fishim të paketës ekonomike! Të moshuarve t'u lejohet të dalin në një orar të caktuar

31 Mars 2020, 15:37

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkon nga qeveria shkarkimin nga përgjegjësia për koronavirusin të ministrit Arben Ahmetaj, me argumentin se është në konflikt interesi, pa e specifikuar konkretisht, por është mjaftuar duke e thenë "e di ai".

Në bashkëbisedimin online me gazetarët, Basha shprehet se nuk është koha për debat politik dhe për të drejtuar gishtin tek fajtori, por në fokus duhet të jetë qytetari. Në vijimësi të kësaj deklarate, kryedemokrati kërkon trefishim të paketës e ekonomike, për të cilën shprehet i bindur se është e mundur të arrihet në rast se do të shmangen shpenzimet e panevojshme të "klientëve të Ramës", siç Basha i cilëson.

Duke u ndalur te masa e marrë për izolimin total të të moshuarve, ai e  ka vlerësuar si drastike. Për të arsye, thekson se duhet marrë parasysh propozimi që atyre t'u lejohet të dalin në një orar të caktuar. Nga ana tjetër, ai ka bërë me dije se nuk do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama lidhur me masat për koronavirusit. Ai thotë se opozita ka detyrë të ofrojë dhe të propozojë zgjidhje dhe sipas tij kjo detyrë është kryer. 

Në fund, theksin e ka vënë te testimi sa më i madh i popullsisë, në të kundërtën, sipas Bashës e gjithë sakrifica 3 javore do të shkojë dëm.