TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video, ku liston 5 arsyet që sipas tij tregojnë përse Rama ka frikë nga Vettingu i politikanëve. Në një video-mesazh, Basha shkruan se Rama është i lidhur ngushtë me krimin dhe për këtë arsye ai refuzon që të miratojë vetingun e politikanëve. Në fund video mbyllet me mesazhin "që të largojmë krimin duhet të largohet Edi Rama.
"1. Vettingu i politikanëve kërkon një shumicë prej 93 votash në parlament! Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë që nuk duan fundin e tyre.
2. Vettingu i politikanëve heton të gjithë zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat dhe kandidatët e pushtetit vendor. Edi Rama vodhi zgjedhjet për të mbushur Bashkitë me të dënuar për drogë dhe trafik qeniesh njerëzore.
3.Vettingu u politikanëve largon përgjithmonë nga jeta publike kriminelët në politikëdhe zbulon rrjetet e tyre mafioze. Edi Rama e mban pushtetin të lidhur me kriminelë.
4. Vettingu në politikë heton dhe largon të gjithë politikanët që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Edi Rama grabit shqiptarët dhe pasuritë e tyre dhe pasurohet bashkë me bandën e tij në pushtet.
5. Vettingu i politikanëve përfshin edhe kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama e ka frikë Vettingun. Ai është në krye të kupolës së krimit, që po mban peng Shqipërinë. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën", shkruhet në videon e Bashës.