Basha: 5 Maji, ditë reflektimi për t'u bashkuar sërish

5 Maj 2019, 12:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm tek Varrezat e Dëshmorëve ku në një prononcim për mediat ka dekalruar se sot është dita që të gjithë duhet të ndjejnë peshën e sakrificës që populli ka bërë për lirinë.

"Sot është dita kur kombi nderon të rënët për lirinë kombëtare dhe demokraci. Është një ditë nderimi respekti dhe mirënjohje ndaj qindra dhe mijërave burrave dhe grave. Është dhe një ditë reflketimi për t'u bashkuar sërish dhe për të mbrojtur velrat e saj të vetëdijshëm se në betejë shkohet për liri. Përkulem sot në varrezët e dëshmorëve që luftuan për flamurin e Shqipërisë. Kujtojmë sot të gjithë ata që ranë. Përkulemi sot para bijëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë që luftuan për lirinë. Sot është një ditë kur secili prej nesh të ndjejë peshën e rëndë të sakrificës që ky popull ka bërë për lirinë." ka thënë Basha.