Basha: Rama ka humbur kontrollin e situatës COVID, duhet të ishin blerë 14 mijë testime

29 Tetor 2020, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 17:17:36

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat për qeverinë se po fsheh numrat e të infektuarve me COVID-19. Për shifrat e larta të rasteve ditore, Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama.

"Kur dikush ka simptoma dhe duhet të bëjë testin i duhet të presë 3-6 ditë për të bërë testin dhe 4-5 ditë të marrë përgjigjen, ky është realitetit në Tiranë, me keq në rrethe. Në këtë mënyrë numri i të infektuarve mbahet i ulët, por edhe rastet në Shqipëri mbahen të fshehta, sepse Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të pandemisë. numri i lartë ka si shkak mos marrjen e masave deduktuese dhe parandaluese, gënjehet kur thuhet e kundërta, fshihen pas sakrificës së mjekëve, me tendera sekret. Kur nuk teston natyrisht nuk zbulon dhe nuk ndërpret zinxhirin e transmetimit.  565 mijë euro i janë paguar mafies së plehrave këtë javë, me këto lekë mund të ishin bërë 14 mijë tamponime, me këto para", tha Basha.