Basha akuza mazhorancës për koncesionet: PD e ka bërë zgjedhjen e saj, jemi këtu për të mbrojtur popullin

12 Shtator 2019, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2019-09-12 17:31:03

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat ai ka hedhur akuza të tjera ndaj mazhorancës.

Basha është ndalur më së shumti tek koncesionet e dhëna nga qeveria duke thënë se ata kanë kapur vendin dhe po shpërdorojnë e vjedhin paratë e shqiptarëve.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro. Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë dy kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter i një vepre kaq të rëndë kriminale dhe hajdutërore. Kjo është vjedhje me ligj”, deklaroi Basha.Për PD nuk ka gjë më të rëndësishme se pastrimi i vendit nga Edi Rama dhe oligarkët. Prioriteti i parë është hetimi dhe ndëshkimi i të gjithë vjedhjeve që i janë bërë Shqipërisë." ka thënë më pas ai.

    No videos found.