Basha apel të fortë qytetarëve: Grumbullime të tilla janë të rrezikshme, kështu përhapet virusi...Mos zhvlerësoni skrificat e bëra deri tani

21 Mars 2020, 15:52

TIRANË - Lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë një reagim të ashpër për sjelljen e qytetarëve këtë të shtunë që janë dyndur në tregje duke shkelur me të dyja këmbët rregullat e mbrojtjes ndaj përhapjes së koronavirusit. 

Duke postuar një foto ng asituata sot në Tiranë, me grumbuj masivë qytetarësh ngjitur me njëri-tjetrin pa asnjë masë mbrojtëse, as doreza, as maska dhe as distancën ndërmjet tyre, kryedemokrati shkruan se kjo është mënyrë e sigurt për të përhapur virusin.Të tilla grumbullime zhvelrësojn çdo sakfrificë të bërë deri më tani, shkruan Basha në një postim në Facebook.