Basha ‘bëhet lëmsh’ në Kurbin: Pelegrinazhi i kishës së Laçit mbaron në 12 qershor..më falni me 13 se e kam mendjen te ditëlindja

16 Mars 2021, 20:28 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 20:58:32

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur me një ndalesë në Kurbin vizitën e tij në Shkodër. Teksan poston videon nga një grumbull i madh njerëzish në shkelje me masat antiCOVID, Basha nuk ndalon as gafat e tij. Gjatë një video live Basha ngatërrohet me datat ku thotë se pelegrinazhit në Kishën e Laçit ku thotë që përfundon në 12 qershor. Kanë qenë të pranishmit që e korrigjojnë duke i thënë  se ajo përfudnon më 13 qershor, ndërsa Basha e kalon me batutë duke thënë se e ka mendjen tek ditëlindja e tij që e ka me 12.