Basha 'bind' pensionistët: S'erdha për propagandë se fitoren e kam të sigurt! Rama kalon kohën në 'facebook' duke sulmuar opozitën

6 Nëntor 2020, 22:02

Me një lutje për të ruajtur shëndetin e ka nisur fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me pensionistët në njësinë nr.4 në Tiranë. Por as në këtë takim nuk kanë munguar sulmet për kryeministrin Edi Rama, për të cilin ka thënë se e kalon kohën në "facebook" duke sulmuar opozitën e duke u marrë me gjëra që i shërbejnë vetëm atij.

Teksa theksoi se nuk ka shkuar aty për propagndë, i bindur Basha tha se me 25 prill fitoren e ka të sigurt. Në fund e ka mbyllur fjalën me një ultimatum ndaj kryeministrit ku i thotë që të "zgjidhë qesen" për shqiptarët.

"Kemi një kryeministër që nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve. E kalon gjithë kohën në instagram dhe facebook duke publikuar foto  e duke sulmuar opozitën, ndërkohë paratë i çon te oligarkët. Në vend që të merret me gjëra që ndihmojnë njerëzit por merret me gjëra që ndihmojnë veten e tij. ska as kohë dhe as para për të ndihmuar njerëzit që vuajnë. Mundësitë e shteit ekzistojnë po të jetë një qeveri e përgjegjshme. Si ka mundësi që njerëzit me të ardhura të ulëta ti lësh në rrugë. Nuk kam ardhur për propagandë, se zgjedhjet do të vijnë e më 25 prill ne do fitojmë e do e shërojmë Shqipërinë, por sa njerëz do paguajnë me jetë papërgjegjshmërine e një kryeministri që rri në Instagram e facebook.

Me këto ritme, të gjitha spitalet covid po mbushen plot. Sa medikamente ka marr masa qeveria, c’po ndodh me faturat e kripura? Po të tjerët, shumë raste nuk po marrin dot trajtimin e duhur. Nuk janë marrë masat. ka patur një vit kohë të përgatitet. I dhamë një plan me 5 pika. me eksperët tanë për të dalë nga situate. E kalon ditën me barsaleta ndërsa njerëzit nuk kanë para të blejnë ilacet. Sot këtë takim e nis me një lutje bëni gjithcka të mbroni shëndetin tuaj. Qeveria s’po mbron askënd. E kalon kokën duke sulmuar opozitën e duke transferuar paratë e shqiptarëve te miqtë e vet. Shqipëria e ka mundësitë për një mbështetje minimale. Ka nevojë biznesi i vogël mos mbyllet, shëndetësia ka nevojë, mjekët. Paratë ekzistojnë, t’jua japë njerëzve në nevojë, duke nisur me pensionistët", tha Basha.