Basha: Biznesi po shkon drejt rrënimit, ka nevojë për një plan mbështetjeje! Koha nuk pret

24 Tetor 2020, 13:52

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha qeveria ka braktisur biznesin duke e lënë të vetëm në luftën e tij me COVID-19. Duke risjellë në  vëmendje historinë e një sipërmarrësi, Ardian Boja i cili thotë se po mbijeton në këto kohë, Basha thekson se biznesi po shkon drejt rrënimit.