Basha: Bursë e plotë për studentët për familjet në nevojë! Praktika të paguara për kërkime shkencore

3 Shkurt 2021, 12:24 | Përditesimi i fundit: 2021-02-03 12:24:20

 

 

Krydemokrati Basha ka premtuar se për studentët që vijnë nga familje më të ardhura nën 64 mijë lekë do të marrin bursë të plotë, ndërsa do të paguaj praktikat për studentët që bëjnë kërkime shkencore.

"Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë. Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona. Financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë. Nuk ka as edhe një arsye pse të mos i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri, po për këtë na duhet të përmirësojmë arsimin e lartë", tha Basha.