Basha dhe Kryemadhi firmosin marrëveshjen me 13 pika për koalicion paszgjedhor

1 Mars 2021, 10:33 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 10:53:03

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosën marrëveshjen me sloganin 'Shqipëria, shtëpia që fiton', ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gazetarja Danjela Maloku raporton se kjo marrëveshje përmban 13 pika, për nxjerrjen e vendit nga kriza.  Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve. Sipas marrëveshjes përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.Kjo marrëveshje mes tyre vjen pak ditë pas asaj.