Basha do ta kthente në pallat, Rama nxjerr videon e shkollës 'Kosova': Rilindi simboli i Tiranës

17 Shtator 2018, 09:22

Tirane- Kryeministri i vendit, Edi Rama në ditën e parë të shkollës për vitin shkollor 2018-2019 ka zgjedhur të thotë mirmëngjes me ambientet e reja të shkollës Kosova në Tiranë, shkollë e cila u vendos të rindërtohet pas djegies e pasi u fitua një betejë gjyqësore pasi në vend të saj ishte parashikuar të ndërtohej një pallat në kohën kur bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Lulzim Basha.

'Mirmëngjes dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t'ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me "Kosovën" e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam'

Kryeministri Edi Rama

Për ndërtimin e kësaj shkolle në vitin 2016 u parashikua të shpenzoheshin 100 milionë lekë të reja dhe pjesa tjetër ishte planifikuar për vitin 2017. Falë këtij investimi nxënësit e kësaj shkolle mund të gëzojnë sot ambientet e reja.

Që nga viti 1997 kur dhe ndodhi djegia e shkollës e deri më tani nxënësit e saj e kanë vijuar mësimin në mjediset e Liceut Artsitik dhe pasdite.

Shkolla Kosova e njohur si shkolla fillore dhe ushtrimore e rrugës së Elbasanit ishte krijuar që në vitin 1940 dhe përbën traditën e njërës prej shkollave më të mira të Tiranës.

    No videos found.