Për herë të dytë kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka bërë thirrje që kryeministri Edi Rama të ishte në Kuvend për të dhënë përgjigje ndaj skandalit të publikuar në ‘VOA’: Makijazh dhe fasadë këtu ska për të pasur më. Keni zhytur vendin në krizë. Ju veproni me kod mafioz, ju hani dhe pini me kriminelët. Keni marrë zgjedhjet peng dhe e keni mbushur me kukulla kabinetin. E di gjithë bota se si e morët pushtetin në 2017. Kur e lidh fatin me Ymer Lalën nuk e çan kokën për dibranët e thjeshtë. Ky parlament nuk është i juaji, thirrini mendjes. Tik-tak po afron ora. Thirreni këtu Ramën, ai është padroni i Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit.
Basha: E gjithë bota e di si erdhët në pushtet në 2017-n, Tik-tak po afron ora, thirrini mendjes
No videos found.