Basha e ndërpret pasi i përmend 21 janarin, gazetarja e DW: Mos ta kthejmë në miting të PD

4 Qershor 2019, 19:04

Gazetarja e Deutsche Welle Anila Shuke, gjatë intervistës në Berlin, e pyeti kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me akuzat që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka bërë si përgjegjës për vrasjes në protestat e opozitës (në atë kohë PS) më 21 janar 2011. Kjo pyetje mjaftoi që lideri demokrat të sulmojë me fjalë të rënda ministrin, por jo vetëm kaq, por edhe të ndërpresë disa herë gjatë intervistës gazetaren e cila ishte mjaft e drejtpërdrejtë në pyetjet e saj. "Të mos e kthejmë në miting të PD", i tha gazetarja gjatë intervistës.

Një tjetër pyetje e drejtëpërdrejtë e gazetares ishte kur i kujtoi se edhe vetë Basha ka qenë ministër dhe pjesëmarrës në qeverinë e mëparshme, atë Berisha, dhe përgjegjësia duhet të jetë edhe mbi ta për gjendjen ku është vendi. Por lideri demokrat u përgjigj duke thënë: Unë jam brezi i ri!