Tiranë, Basha takime me biznesin e 'video selfie': Ringritja morale paraprijë e ringritjes politike

26 Maj 2020, 09:37 | Përditesimi i fundit: 2020-05-26 13:34:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me një videoselfie, përpara se të nisë takimet me banorë dhe biznese të vogla në njësinë numër 5 në Tiranë.

Basha e vuri theksin tek vështirësia ekonomike e bizneseve, të cilat sipas tij po falimentojnë për shkak të keqqeverisjes. Duke i quajtur 'kuturu'  kufizimet, foli për ringritje politike dhe ekonomike.

"Qeveria në vend të ishte në krah të familjeve në nevojë i ka braktisur dhe taksat e tyre kanë shkuar për të ndihmuar një grusht oligarkësh. Kjo është arsyeja që kriza ekonomike është më e thellë se në Kosovë dhe rajon.

Duhet të dëgjojmë nga njerëzit gjendjen reale dhe të diskutojmë edhe rrugët e daljes nga kjo situatë. Hapi i parë është që lekët e njerëzve të shkojnë tek njerëzit. Duhet ti japim fund koncesioneve korruptive.

Uroj që këto ditë të para të çlirimit nga oraret kuturu, të jenë edhe ditët e rimarrje së shpresës dhe ringritjes morale që do t'i paraprijë ringritjes politike dhe ringritjes ekonomike të vendit", u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.