Basha: Faleminderit që nuk u dëshpëruat më 30 qershor

8 Korrik 2019, 21:45 | Përditesimi i fundit: 2019-07-08 21:45:49

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti 30 qershorin, votimin socialist siå ai shprehet, fitore të demokratëve, duke thënë se 85 % e qytetarëve refuzuan të votojnë për kryeministrin Edi Rama. Basha, nga një fjalim para kryeministrisë, hodhi akuza se edhe në këto zgjedhje ku PS nuk kishte kundërshtarë në më shumë se gjysmën e bashkive, pati blerje të votave.

Basha tha se i duhet thënë ndal qeverisë më të korruptuar siç ai e quajti, ndërsa në kor simpatizantët e PD-së thërrisnin "Rama ik".

Basha u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që refuzuan regjimin e krimit - tha ai. ". “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Bashkë jemi një uragan politik. Faleminderit të gjithëve ju për besimin tek kauza jonë", - u shpreh kryedemokrati Basha.

Kryedemokrati pati një thirrje edhe për socialistët e ndershëm siç tha ai, duke thënë se edhe ata duhet "të shpëtojnë vendin nga krimi".

“Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës“ – tha Basha gjatë protestës për largimin e Edi Ramës.

Sipas Bashës, Shqipëria nuk është më vend i mundësive.

"Po ikën elita, dhjetëra mijëra shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë këto vite, për mundësi, kanë ikur për dinjitet, për të jetuar të lirë në një shoqëri të djretë dhe të ndershme. Ne jemi ndarë nga familjarët, nga miqtë, nga të dashurit, Shqipëria është varfëruar. Një vend që e braktisin më të mirët, Një vend që e braktis rinia ai vend nuk ka të ardhme.Sot Shqipëria ofron pak mundësi", tha Basha

    No videos found.