Basha falenderon socialistët dhe ka një thirrje për ta: Shpëtojeni partinë nga krimi

8 Qershor 2019, 22:50

Në përmbyllje të protestës, lideri demokrat Lulzim Basha i bëri një thirrje edhe socialistëve. Sipas tij janë ata vet që duhet të çojnë pas hekurave kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë kupolën drejtuese siç ai u shpreh, duke i bërë thirrje që të ulen me të në dialog pa Ramën në krye të qeverisë.

"Arrestoni kupolën tuaj, uluni në dialog për zgjidhje politike, pa Ramën kryeministër. Qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të vendosim së bashku standardin evropian të zgjedhjeve. Nuk është vonë për ta shpëtuar Partinë Socialiste nga krimi. Forcë që ta ndalë bashkimin popullor për rrëzimin e organizatës kriminale të rilindjes nuk ka. Zotimi ynë është ta vazhdojmë betejën deri në fitore", u shpreh kreu demokrat.

    No videos found.