Basha flet nga Vora: Protesta, rruga e vetme për të dalë nga kriza

6 Shkurt 2019, 17:27

Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë këtë të mërkurë në Vorë, ku foli për politikat që sipas tij kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqiptarëve. Ai tha se kjo situatë ka ardhur për shkak të cmimeve të energjisë, naftës dhe taksave më të larta në rajon.

Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%. Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja. Dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e shehstë 10%, TAP dhe Devolli”

Basha vijoi më tej duke thënë se plani ekonomik që ka ndërmend të shpalosë do të nxjerrë vendin nga kriza, duke theksuar se kur ky plan të vihet në zbatim, do të nisin investimet publike. Ai gjithashtu foli edhe për procesin elektoral në vend i cili sipas tij është bllokuar nga qeverisja aktuale.

“Plani ekonomik do të zbatohet duke ndjekur një parim të thjeshtë. Nesër çdo qindarkë që oligarkët dhe Edi Rama ju ka marrë, do t’i konfiskojmë kudo t’i kenë pasuritë e tyre, brenda apo jashtë Shqipërisë. Këto para do t’i çojmë për uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit dhe energjisë, me investime publike që e kanë katandisur infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore, sociale në ditën e tyre më të zezë. Por dua të jem i ndershëm me ju për t’ju thënë se e kemi këtë plan dhe e kam vendosmërinë me ekipin për ta zbatuar këtë plan prej ditës së parë.Ky plan ekonomik është plotësisht i zbatueshëm. Deri më sot kemi një bandë që i merr shumicës dhe ia jep pakicës. Këto para do t’i kthehen investimeve publike, pasi sot mungojnë. Kam ardhur të zotohem para jush se e kam këtë plan. Procesi politik elektoral është bllokuar. Ne nuk kemi nevojë për një kod ligjor të ri, por për zbatimin e atij ekzistues. Po të zbatohet ky kod sic është sot Vangjush Dako, Saimir Tahiri dhe vetë Edi Rama duhet të ishin prapa hekurave. Kriminelët nuk kapen dhe nuk ndëshkohen. Arrestohen vetëm njerëzit e ndershëm që ngrihen për të drejtat e tyre”

Në fund ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në protestën e 16 shkurtit, e cila sipas tij do të jetë një protestë pa fjalime, ku zëri i vetëm që do të dëgjohet do të jetë zëri i tyre.

“Për të zhbllokuar procesin politik ju ftoj me 16 shkurt në sheshin qendror, të bëjmë atë qe duhet të bëjë një popull për të dalë nga kriza. Në te gjitha senset e tjera ka mbaruar kjo qeverisje.Në protestë nuk do ketë fjalime politike. Zëri i vetëm që do të dëgjohet në protestë do jetë zëri juaj. Nuk do ketë marrëveshje me Edi Ramën, ai do largohet nga karrigia e qeverisjes”

    No videos found.