Basha 'ftesë' Ramës: Ti lëmë llafet boshe e sulmet politike, të shtojmë testet

2 Nëntor 2020, 14:24

Kreu i PD Lulzim Basha ka treguar se babai i tij para 2 ditësh ka pasur ditëlindjen por ai nuk ka mundur që ta urojë nga afër prej Covid.

"Kërkesa e parë është që ne të bëjmë gjithçka të mbrojmë njerëzit ndaj sëmundjes. Kam një muaj e gjysmë pa i parë prindërit, më merr malli por smundem., Para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë dhe skisha mundësi tja uroj nga afër,  dhe ska gjë më të dhimbshme se të mos i urosh për ditëlindje por i ruajmë", tha Basha.

Më tej ai ka akuzuar qeverinë e cila sipas tij i ka lënë studentët në mëshirë të fatit

“Më bëhet zemra mal se nga 12 studentë të Mjekësisë që më thanë se donin të më takonin është një grup kaq i madh. Gjëja e parë që dua t’ju them është faleminderit që keni zbatuar distancat dhe që keni vënë masat. E kemi detyrim ndaj moshës së tretë dhe atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë.

Në lidhje me vendiemt e padrejta që janë marrë në kurrizin tuaj, dua t’ju them se po nuk morëm masa vetë, qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Vetëm nga rrethi i m i ngushtë dhe familjar kam pasur dijeni për 7 apo 8 raste me Covid. Shqetësimi më i madh janë ata që janë në moshë të shtyrë. Nëse nuk marrim masat tona i ekspozojmë përballë rrezikut të madh. Gjatë gjithë javës ka pasur shtim të rasteve, më është mbushur inboxi me sms të njerëzve që duhet të presin me ditë të tëra për të bërë një tampon, sorollaten dyerve të spitalit dhe nuk bëjnë gjënë kryesore, testimin.

Kreu i PD Lulzim Basha vijon replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama. Nga takimi me studentët Basha i drejtohet Ramës duke i thënë që të lërë sulmet politike dhe të shtojë testet për Covid.

"Ti lëmë llafet Boshe dhe sulmet politike, me shëndetin e qytetarëve. Tani është momenti tu  gjendjmi pranë qytetarëve të shtojmë testet se jemi vendi me testet më të ulëta në rajon", tha ai.