Basha fton qytetarët e Pogradecit në protestë: Koha e fjalëve ka mbaruar, më 16 shkurt jepini fund këtij sistemi të kalbur

12 Shkurt 2019, 16:50

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Pogradec ku ka vijuar takimet me qytetarët dhe tregatarët të cilëve u ka bërë thirrje t'i bashkohen protestës së madhe të opozitës më 16 shkurt.

Teksa bëri përgjegjës kryeministrin Rama, për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të ekonomisë së vendit Basha akuzoi qeverinë, se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura dhe sipas tij, koha e fjalëve ka mbaruar dhe se 16 shkurti do të jetë koha kur shqiptarët duhet të bashkohen për të marrë në dorë fatet e tyre dhe ta rrëzojnë sistemin e kësaj qeverie të kalbur.

Gjatë fjalës së mbajtur Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, si kryehajdut i cili nuk di të jetë kryeministër i shqiptarëve pasi sipas tij, i ka bërë llogaritë gabim me kriminelelët dhe jo me qytetarët.

Deri më 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugë se më 16 shkurt populli do të të trajtojë si kryehajdut. Por duhet të jemi të vendosur që kështu si jemi mbledhur sot, të mblidhemi në Tiranë më 16 shkurt. Ky është një kryeministër që ka mbrojtur ata që duhen dërguar në burg dhe ka futur në burg qytetarët e pafajshëm. Koha e fjalëve ka mbaruar, por e di që ju qytetarë më 16 shkurt që duhet të merrni në dorë fatet tuaja . Ju garantoj se 16 shkurti do të jetë dita kur të kthehet demokracia europiane, do të jetë dita kur qytetarët nuk do ta kenë më frikë qeverinë, por do të jetë dita kur qeveria do ti ketë frikë qyetarët. Kjo është demokracia europiane, kur qeveria kapet duke vjedhur shqiptarët. I gjithë Pogradeci duhet të jetë në Tiranë më 16 shkurt , krah për krah me Korçën , Devollin .. Ky është një kryeministër që nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në atë karrige, që e ka marrë me paratë e krimit.  Rama kryehajdut, jo kryeministër i shqiptarëve. Vendi po kalon krizën më të madhe ekonomike në vend. Nuk do të tolerohen më politikanët e lidhur me krimin. Rama erdhi në pushtet me paratë e krimit . Barazia para, ligjit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që kërkon Europa. Nuk e keni merituar këtë vjedhje.  Më 16 shkurt jepinin fund këtij sisitemi të kalbur se me popullin, nuk luhet.Kjo do të jetë një betejë që do të dalë fitues vetëm ky popull, nga kjo qeveri e krimit .

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike

Kryedemokrati Basha prezantoi alternativën e vet, duke thënë se Partia Demokratike është pro pronës së tokës dhe shtoi se me ardhjen e saj në pushtet do të anulojë ligjin sipas tij abuziv  për pronën , që sipas tij heq shpronësimin në vlerën e tregut

Marshimi i 16 shkurtit , është edhe marshimi për të hapur dyert e Europës.  Ne kemi çuar në Strasburg kundërshtimin për ligjin e pronave. Nuk duhet kërkuar nga opozita atë që ka në dorë qeveria. Të garantoj e kam thënë dhe po e përsëris, Ligji që ata kanë bërë për të hequr kompensimin me vlerë tregu, është rishpronësim. Atë që e bëri Enver Hoxha para 60 vjetësh, e bën edhe ky Ligj. Në do ta rrëzojmë këtë Ligj dhe ne do t’ju dëmshpërblejmë me vlerë tregu.Ky është qëndrimi ynë. Ne e kemi shpallur. Shpeshherë mesazhet e opozitës bien pre e propagandës së qeverisë. Kemi pesë vjet që e themi se ky Ligj do të anulohet dheju do të dëmshpërbleheni me vlerë tregu. Këtë Ligj e kemi çuar në Strasburg për ta luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Ditën kur të nabesoni me votë, do ta anulojmë këtë Ligj.Ne jemi parti e pronës. u keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertat politike. Më 16 shkurt eja edhe ti me pogradecarët e tjerë t’i bashkohesh protestës në Tiranë.

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike

    No videos found.