Basha 'godet' sërish, nga Korça bën gafë në emërtimin e biznesit

5 Korrik 2020, 14:28

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka goditur sërish gjatë bashkëbisedimit me qytetarë dhe biznese.

Sot ai ishte në Korçë, ku ka spikatur me deklaratat e tij.  Kreu i opozitës ka prezantuar një sipërmarrës dhe biznesin e tij e ka quajtur dyqan mini-supermarkatë.

“Ndodhem në praninë e dy sipërmarrësve, Luanit, që është edhe pronar i këtij dyqani, mini-supermarkati dhe të Besjanit, që është një sipërmarrës i ri”, dëgjohet të thotë Basha.

Në gjuhën e biznesit nuk ka mini-supermarkat, por ka market, minimarket dhe supermarket.

Basha ka treguar se është dobët në matematikë e gjeografi, por vërtetoi se është “ngelës” edhe në gjuhë-letërsi.