Basha 'harron' masat anti-COVID, mbledh qindra demokratë në shesh në Kavajë, shumica pa maska! Ngjitet mbi makinë: Kavaja zëri i ndryshimit, Rama ik

11 Mars 2021, 12:24

Masat anti-COVID janë shkelur të gjitha në një aktivitet që ka zhvilluar kreu i PD-së Lulzim Basha në Kavajë.

Basha ka mbledhur me qindra demokratë në shesh për një miting elektoral, duke shkelur kështu Aktin Normativ të qeverisë por edhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për luftën kundër koronavirusit. Vetë Basha por edhe pjesa më e madhe e të pranishmëve duket se janë edhe pa maska.