Basha harron të vërë maskën dhe keqkuptohet me qytetarin për dhënien e dorës

19 Mars 2021, 14:05

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë takimit në shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastër ka harruar të vërë maskën. Familjarët dhe personat e tjerë që e shoqëronin e presin për disa minuta pasi Basha shkoi të marrë maskën dhe më pas u kthye.

“Maskën... Maskën...Entuziazmi me të cilin më pritët më bëri për një moment të harroj maskën e cila është një element i rëndësishëm”, tha Basha.

Familjarë i thanë Bashës se shtëpia është lënë në harresë, e se ato janë përpjekur me aq sa kanë mundur ta kthejnë në një muze. Basha premtoi se nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit, do të merret me restaurimin e kësaj shtëpie,

“Nuk më çudit, sepse shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson Musine Kokalari. Por kjo qeveri në ikje për të hedhur hirin e harresës e ka kollaj. Është një simbol jo thjesht i frymëzimit që ofron Gjirokastra, por është simbol i qëndresës. Një nga aktet më kuraioze që ka bërë një Shqipëri, është bërë nga Musine Kokalari kur kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme. Ka qenë pararendëse e demokracisë, sepse këtu u instalua një regjim i egër. Ky simbol do të ngrihet në piedestal, për të treguar rolin e gruas, por edhe rezistencën ndaj regjimit që solli shumë plagë. PO shkëlqen Kokalari, një social-demokrate, të cilën ne do duhet ta ngrinim në piedestal. Edhe sot ka një gjuhë urrejtje, përpjekje për të vrarë shpresën e shqiptare për ndryshim. Nëse Kokalari nuk e pa shpresën e ndryshimit, të paktën gratë dhe vajzat e Gjirokastrës dhe Shqipërisë do ta ndezin dritën e shpresës. Jo vetëm do e restaurojmë këtë monument, por do e bëjmë një pjesë të itinerarit turistik të Gjirokastrës. Marr çdo ditë telefonata, socialistët e ndershëm më thonë që do të votojnë PD. Vota e tyre për ndryshim do i bëjë mirë shqiptarëve, vendit dhe Shqipërisë”, tha Basha.